Pak ditë më parë, Kim Kardashian festoi 40-vjetorin e lindjes. Ajo mori dhurata dhe urime të shumta, mirëpo surpriza e të shoqit ka arritur ta përlotë.

Vetëm së fundmi, Kim ka treguar se Kanye ka realizuar një hologram të babait të saj nga parajsa. Me një mesazh prej dy minutash, Robert Kardashian 'shprehet' se është krenar për të bijën dhe jetën që ajo ka krijuar.

Dhurata e të shoqit e ka prekur shumë yllin e Keeping Up With the Kardashians, e cila e ka konsideruar si dhuratën e jetës.
“Hologram nga parajsa. Për ditëlindje Kanye më bëri dhuratën e jetës. Një surprizë speciale nga parajsa. Një hologram të babait tim. Kam qarë shumë. E kam parë kushedi se sa herë. As nuk arrij ta përshkruaj se sa domethënëse ishte për mua dhe motrat e mia, për vëllain tim, për nënën dhe për miqtë e ngushtë. Faleminderit Kanye për këtë kujtim që do zgjasë përgjithmonë”, ka shkruar Kim.






