Nga Shqipëria / E Premte 30 Tetor 2020, 10:10

U afrua me Melindën pas zënkës me Taynës, Dafina Zeqiri bën lëvizjen e rradhës

Tayna dhe Dafina i kanë dhënë fund miqësisë së tyre. Këngëtaret e hitit "Bye bye" nuk ndiqen më në rrjete sociale, si dhe e kanë thumbuar njëra-tjetrën publikisht.

Pasi lajmet për zënkën e tyre morën dhenë, Dafina filloi të ndiqte në rrjete sociale "rivalen" e Taynës, Melindën, madje dhe i komentoi në një prej fotove.

Mirëpo, Dafina nuk është ndalur me kaq. Së fundmi, ajo ka filluar të ndjekë dhe Rinën. Nuk dihet ende se çfarë po ndodh mes vajzave por kjo nuk duket rastësi.