Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl janë padyshim një ndër çiftet më të pëlqyer të publikut. Dyshja kanë dy vite të martuar dhe janë në pritje për t'u bërë prindër për herë të parë, me një djalë.

Afërdita po futet në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe partneri po sigurohet që ajo ta kalojë sa më bukur këtë periudhë. Vetëm së fundmi, ai e ka surprizuar me një buqetë të bukur lulesh, të cilën këngëtarja e ka publikuar në Instastory.

"Gjithmonë më i ëmbli! Të dua zemër", ka shkruar Afërdita.









