Nga Shqipëria / E Premte 30 Tetor 2020, 09:09

Nuk e lejon Elitën ta ftojë në emision, por shihni ç'bën Gjiko për Milaim Zekën

Pak kohë më parë, i ftuar në emisionin "NIN", reperi Gjiko tha se nuk do donte që gruaja e tij, Elita të intervistonte Milaim Zekën. "Milaim Zeka është shumë i rëndë. Në emisione të tjera të shkojë, por tek gruaja ime jo", tha ai.

Reperi u bazua te një intervistë e vjetër, ku Milaimi e ka ngacmuar Elitën duke i thënë "ISIS nuk do godiste nëse do shihte gjokset e tua". Mirëpo pavarësisht deklaratës së tij, Gjiko i ka habitur të gjithë me veprimin e fundit.

Reperi ka ndarë në rrjete sociale një foto, ku shihet se këtë mbrëmje ai dhe Elita kanë darkuar me Milaimin, të shoqen, me Naim Abazin dhe Mihrije Brahën. Nga kjo ka lënë të kuptohet se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të mira.