Nga Shqipëria / E Enjte 29 Tetor 2020, 23:11

Nënë e bir si 'skeleta', Jona Spahiu zbulon pamjet nga festa e Halloween-it

Ndërkohë që jemi në prag të festës së Halloween-it, moderatorja shqiptare Jona Spahiu ka nisur me përgatitjet. 

Ajo dhe vogëlushi Raiden i kanë zgjedhur që tani kostumet dhe nuk kanë munguar pozat e ëmbla në Instagram. Nënë e bir janë kombinuar, duke u veshur si "skeleta". 

Jona ka publikuar dy foto, ku në njërën ka treguar si janë pozat në Instagram dhe në tjetrën si janë në jetën reale.