Kompozitori i shquar, Avni Mula u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare. Rreth lajmit të hidhur ka reaguar së fundmi e bija, Inva.

Sopranoja ka publikuar një foto të të ndjerit në rrjete sociale, ku shprehet se ai ka fluturuar në Valsin e Përjetësisë. Po ashtu, Inva ka njoftuar se homazhet do të mbahen nesër në orën 11:00-13:00.
“Gjiganti jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020″, ka shkruar ajo.

