Këngëtari, kompozitori dhe muzikanti i shquar shqiptar, Avni Mula është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur moderatori Ardit Gjebrea, me anë të një postimi në Instagram.

Ai ka publikuar një foto të të ndjerit, duke shkruar se është bashkuar me të shoqen, Ninën, në qiell. Gjebrea i ka shprehur ngushëllimet vajzës së kompozitorit, Inva Mulës.

“Tashmë u bashkuan në qiell!
Dhe unë kthehem në fëmijëri, kur muzika e Tij më dha emocionet e para:
“Kur këndoj për ty moj nënë”
“I ëmbël zëri i gjyshes”
“Për çdo vit në maj”
Sa shumë kujtime Avni Mula – paqe për Ty!
Ngushëllime Inva", ka shkruar ai.
