Nga Shqipëria / E Enjte 29 Tetor 2020, 18:06

Dashuria është në ajër! Fisnik Syla i bën surprizën më romantike Fjolla Morinës

Pak ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina bëri publike lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla. Dyshja janë në prag të martesës dhe Fjolla nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale, ku shfaqen shumë të dashuruar.

Vetëm së fundmi, këngëtarja ka treguar se partneri e surprizon çdo ditë. Këtë të enjte ai i ka dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila, të cilën Fjolla e ka ndarë me ndjekësit në Instastory.

“Zemra ime më surprizon çdo ditë”, ka shkruar ajo krahas fotos.