Nga Shqipëria / E Enjte 29 Tetor 2020, 18:06

I habiti të gjithë me format trupore pas lindjes, Arbana Osmani zbulon sekretin

Pak ditë më parë, moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin unik, Dielli.

Arbana është shfaqur shumë në formë pas lindjes së vogëlushit, duke surprizuar kështu ndjekësit. Për këtë arsye, me anë të disa postimeve në Instastory, moderatorja ka treguar si ka ardhur kaq shpejt në formë.

Arbana ka rrëfyer se gjatë gjithë shtatzënisë është ushqyer shëndetshëm dhe sot, 10 ditë pas lindjes është vetëm 3 kilogramë më shumë nga ç'ishte para pritjes së ëmbël. Po ashtu, ajo ka treguar se çdo ditë pi shumë ujë dhe ka filluar një regjim ushqimor që përfshin shumë fibra, proteina dhe pak karbohidrate.