Nga Shqipëria / E Enjte 29 Tetor 2020, 17:05

Humbi jetën në janar, vajza e Xhevdet Ferrit habit me deklaratën: Babi kishte simptomat e Covid-19

Aktori dhe regjisori i njohur, Xhevdet Ferri, u nda nga jeta në muajin janar të këtij viti. Humbja e 59-vjeçarit tronditi kinematografinë shqiptare dhe hidhëroi zemrën e familjarëve, miqve, kolegëve dhe zemrën e publikut.

Kanë kaluar nëntë muaj që nga humbja e aktorit të madh, ndërsa së fundmi e bija ka bërë një deklaratë shokuese. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, Bora ka treguar se i ndjeri, Xhevdeti ka patur simptomat e hershme të Koronavirusit.

Po ashtu ajo ka shtuar se si vetë dhe e ëma janë prekur, madje e ëma e ka kaluar më keq, duke kaluar në terapi me oksigjen.

"Të them të vërtetën nuk i kuptoj këta njerëz të cilët nuk besojnë akoma se ky virus ekziston ose nuk është për debat. Kjo gjë është reale. Unë isha shumë me fat që kam kaluar simptoma të lehta, të cila ishin disa dhimbje shpine dhe ethe. Mamaja ime e kaloi më keq dhe përfundoi në terapi me oksigjen. Kam humbur babain nga simpomat e hershme të Covid-19 këtë vit. Ai ishte 59-vjeç dhe një njeri fantastik. Njerëzit janë të lirë të mos besojnë. Unë uroj që asnjë prej të afërmëve të tyre mos ta kalojë këtë gjë. Është e frikshme, e zymtë dhe shumë e dhimbshme", ka sjkruar ajo.

Marrë nga 'Dosja.al'

Kujtojmë se rastet e para të identifikuara me Koronavirus në Shqipëri janë rreth dy muaj pas vdekjes së aktorit, konkretisht me datë 9 mars.