Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 6 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 499 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.
Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 61 vjeçar nga Korça, një 67 vjeçar nga Pogradeci, një 69 vjeçar nga Lezha, një 71 vjeçar Vlorë, një 73 vjeçar nga Fieri dhe një 74 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
