Nga Shqipëria / E Enjte 29 Tetor 2020, 16:04

Merren masa të reja anti-covid: Mësimi online në universitete, të mbyllen kafenetë në Bllok pas orës 22:00

Anëtarja e Komitetit të Ekspertëve dhe zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka njoftuar sot masat e reja për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Me vota unanime Komiteti i Eksperteve shprehet se universitetet duhet që të fillojnë mësimin online, por ashtu dhe baret dhe kafenetë në zonën e Bllokut të mbyllen pas orës 22:00.

“Është e nevojshme që të kemi masa shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Kemi vendosur që të propozojmë vetëm mësim online, për të paktën një muaj. Në këtë kuadër dhe konviktet do jenë të mbyllura. Po ashtu po vlerësohet mbyllja e bareve dhe kafeneve e në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22:00”, tha Rakacolli duke bërë thirrje të gjithëve që të zbatojnë masat e marra, pasi askush nuk e do një mbyllje të dytë.