Sot përmes një postimi në Instagram Shqipja ka bërë të ditur se nuk ka për t’u kthyer më në program duke i kërkuar fansave të mos ia kërkojnë një gjë të tillë. “Rrugëtimi im në Përputhen ka përfunduar në momentin kur nxorra këmbën nga ajo studio. Prandaj ju lutem nëse jeni duke më pritur të shfaqem në emission mos e coni kohën dëm për mua”, shkruan Shqipja.
Në postimin e rradhës ajo i del në mbrojtje Berat Behramajt, i cili pati një debat të ashpër në puntatën e djeshme me Anën.
"Unë jam e para që dua që ai të ikë, pasi nëse Graciano ishte bi, ti je më shumë se bi, je gej dhe këtë mund ta vërtetoj me shumë fakte", tha Ana.
Ndersa Shqipja shkruan: "Ti je personi më i vërtetë pas meje. U tregove burrë se erdhe për mua dhe ike po për mua. Le të shpifin se e vërteta gjithmonë del, por unë ende nuk kam folur".



