Nga Shqipëria / E Enjte 29 Tetor 2020, 09:09

Ajo tha Po, Alfio i propozon për martesë Fatmës

Ditën e djeshme moderatorja shumë e dashur për publikun, Fatma Methasani festoi 26-vjetorin e  lindjes. Në këtë ditë të vecantë për Fatmën u organizua një festë që mblodhi miqtë dhe njerëzit e saj më të afërt. Por surpriza më e bukur e festës ishte propozimi për martesë që moderatorja mori nga partneri i saj, Alfio.

Alfio u ul në gjunjë dhe me unazën në dorë i propozoi Fatmës. “Ajo tha Po”, shkruan Alfio krah fotove të postuara në Instagram, ku cifti ka marrë urime të shumta.

Alfio dhe Fatma janë bashkë prej disa vitesh dhe shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Ata janë edhe prindër të një djali me emrin Noah, që ja ka zbukuruar më shumë ditët dhe i ka sjellë shumë dashuri.