Presidenti Macron ka marrë vendimin drastik dhe Franca do te hyjë edhe njëherë në karantinë. Kufizimet sipas Macron, do të mbajnë nën kontroll epideminë. Presidenti deklaroi se masat e reja do të hyjnë në fuqi të premten.
Njerëzit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi përveç rasteve kur duhet të blejnë gjëra thelbësore, duhet të bëjnë vizita mjekësore, ose ta përdorin një orë për ushtrime. Do të lejohet të shkojnë në punë nëse punonjësi e ka të pamundur punën nga shtëpia. Macron tha se ndryshe nga Marsi, shumica e shkollave do të vijojnë të qëndrojnë të hapura.
“Virusi po qarkullon me një shpejtësi që as pesimistët më të mëdhenj nuk e kishin parashikuar”, tha Macron. Ai shtoi se kjo valë e dytë e Covid do të jetë më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse se e para. “Të gjithë jemi në të njëjtën pozitë: të pushtuar nga një valë e dytë që e dimë se do të jetë më e vështirë, më vdekjeprurëse se e para”, tha ai.
Masat e reja do të zgjasin për 8 javë dhe pritet që të ulin numrin e të shtruarve në spitale.
