Çifti shumë i dashur për publikun, Gaz Paja dhe Ira u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit që lamë pas. Ira solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Dard.

Sot është bërë një vit që nga ardhja në jetë e vogëlushit, portretin e të cilit nuk e kanë zbuluar ende. Në këtë ditë të veçantë, Ira ka publikuar një foto me të në krahë, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla.

“Gëzuar ditëlindjen e parë vogëlushi im! Uroj gjithë të mirat e botës për ty Dardush dhe mos harro që ke një krah për të fjetur gjithmonë! Mami të do shumë! P.s Sa shpejt kaloi një vit”, ka shkruar ajo.





