Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Tetor 2020, 17:05

U përfol për një lidhje me Robertin, flet Xhesika: 1 herë kam dashuruar, nuk jam penduar që...

Xhesika Kadiu është kthyer tashmë në një nga modelet më të komentuara në media, pasi vitin e kaluar u zbulua lidhja e saj me këngëtarin Robert Berisha. Ishte vetë Xhesika që i konfirmoi lajmet e portaleve duke u shprehur se Robertin do ta dashurojë gjithmonë.

Muajin e kaluar Roberti u përfol për një rikthim me modelen dhe në rrjet qarkulloi një foto e dyshes në shoqërinë e njeri-tjetrit, pranë një pike karburanti.

Megjithatë vetëm pak kohë më vonë Xhesi deklaroi se ajo është beqare. 

Sot modelja bukuroshe ka folur më shumë për çështjet e zemrës përmes përgjigjeve që u ka kthyer fansave në Instagram. Xhesi tregon se ka dashuruar vetëm një herë. E pyetur nëse është penduar që i ka dhënë fund lidhjes, modelja u përgjigj: Jo, asnjëherë. Gjithçka ndodh për një arsye.

"Je beqare apo në një marrëdhënie?", e pyet një fans tjetër. "A konsiderohet dashuria me verën si një marrëdhënie?", u përgjigj Xhesi.