Reperi Brian Trotter, i njohur si "Kent Won't Stop", është gjetur i pajetë në bagazhin e një makine në autostradën e Floridas. Sipas autopsisë, reperi është qëlluar disa herë për vdekje.

Ai është gjetur nga policia, e cila ka arrestuar shoferin e makinës, 25-vjeçarin Robert Deupree Avery Coltrain. 25-vjeçari eshtë akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm t mbetjeve njerëzore.

Trupi i Trotter është gjetur i dekompozuar dhe i mbështjellë me një mbulesë.
Burimi: "mirror.uk"


