Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Tetor 2020, 16:04

6 viktima nga Covid, ja sa raste u zbuluan 24 orët e fundit

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 28 tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1397 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid 311 persona.

Në spitalet Covid janë të shtruar 289 pacientë. 85 janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 10,893.

Fatkeqësisht gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 6 pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus.

Në total numri i të infektuarve në vend shkon në 20,004, ndërsa ai i viktimave në 493. Raste aktive në vend mbeten 8,618.