Në 24 orët e fundit policia ka gjobitur 706 qytetarë që kishin dalë në rrugë pa maskë. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 706 qytetarët janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete dhe janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19.
