Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Tetor 2020, 15:03

Prishi miqësinë me Taynën, Dafina bën gjestin e papritur për 'armiken' e saj

Së fundmi po përflitet se marrëdhënia mes Taynës dhe Dafinës nuk është më njësoj. Këngëtaret e hitit "Bye bye" nuk e suportojnë më njëra-tjetrën në rrjete sociale. Madje kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami.

Ndërkohë Dafi ka nisur të ndjekë në Instagram "armiken" e Taynës, Melindën dhe i ka komentuar kësaj të fundit në një prej fotove.

Tayna dhe Dafi gjatë kësaj kohe po përflitet se kanë nisur edhe me disse ndaj njëra-tjetrës.

Tayna e ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit “Gjoni Black”, ka bërënjë freestyle, me të cilin fansat mendojnë se ajo i ka bërë “diss” Dafinës dhe kundërpërgjigje ndaj këngës së saj “Zili zili”.

Tayna thotë në freestyle: "Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip wow, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo"

Ndërkohë, Dafina në “Zili zili” thotë: "Inatin mrena n’shpirt e kini. S’mun dashni me dhon kur n’zemrën tane ki veq zili zili".