Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Tetor 2020, 13:01

E trishtë, motër e vëlla nga Prrenjasi humbin jetën nga Covid brenda pak orësh

Motër e vëlla kanë humbur jetën nga koronavirusi ditën e sotme brenda pak orësh. Gazetari Agim Blloshmi raporton për abcnews.al se si pasojë e Covid-19 ka ndërruar jetë mësuesja Irena Bajlozi.

Ndërkohë pak më vonë ka humbur jetën nga virusi edhe vëllai i saj, Agron Bajlozi.

Mësohet se të dy kanë qenë të shtruar në spital, por fatkeqësisht kanë humbur betejën me sëmundjen brenda pak orësh.