Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona është futur në izolim, pasi një prej truprojave të tij shfaqi simptoma të koronavirusit.
Maradona u izolua të martën në shtëpinë e tij në Argjentinë. Para se të shkonte në karantinë, 59-vjeçari është parë me një model të ri flokësh.
Masa e yllit të futbollit, vjen pasi ai është një person me rrezik të lartë, për shkak të abuzimit me drogën.
Në 2004, ai u trajtua në spital për probleme të rënda të zemrës dhe frymëmarrjes të lidhura me abuzimin e tij me drogën.
