Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Tetor 2020, 12:12

Koronavirusi/ Maradona futet në izolim, legjenda e futbollit i frikësuar

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona është futur në izolim, pasi një prej truprojave të tij shfaqi simptoma të koronavirusit.

Maradona u izolua të martën në shtëpinë e tij në Argjentinë. Para se të shkonte në karantinë, 59-vjeçari është parë me një model të ri flokësh. 

Masa e yllit të futbollit, vjen pasi ai është një person me rrezik të lartë, për shkak të abuzimit me drogën.

Në 2004, ai u trajtua në spital për probleme të rënda të zemrës dhe frymëmarrjes të lidhura me abuzimin e tij me drogën.