Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Tetor 2020, 10:10

Albin Kurti infektohet me Covid-19, ish-kryeministri shpjegon simpotomat

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti ka njoftuar se është infektuar me COVID 19.

Në një postim në në faqen e tij në Facebook, Kurti bën të ditur se parmbrëmë i janë shfaqur shenjat e para, ndërsa ditën e djeshme është testuar pozitiv. Kreu i VV thekson se për dy javë do të qendrojë i izoluar.

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës. Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim. Gjithë të mirat, Albini”, shkruan Kurti.