Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Tetor 2020, 00:12

Arbana Osmani tregon si i ka ndryshuar jeta pas lindjes së Diellit

Pak ditë më parë, moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Tanimë rutina e Arbanës ka ndryshuar pasi i duhet të kujdeset për vogëlushin dhe me postimet e saj në Instagram na zbulon se i mbetet shumë pak kohë për veten.

Në postimet e fundit, moderatorja tregon se kishte 2 muaj që mezi priste të lexonte librin "The Choice", por deri tani ka lexuar vetëm 1 faqe pasi nuk ka kohë.

"Kisha 2 muaj që mezi e prisja këtë libër, tani do pres nja dy vite që ta lexoj. Sot lexova një faqe. Po ecim mirë", shkruan Arbana.

Në postimin e rradhës, moderatorja tregon se gjeti pak kohë për të parë "The Ellen DeGeneres show".