Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Tetor 2020, 00:12

Multi-milioneri italian 53-vjeçar dhe modelja 25-vjeçare bëhen prindër për herë të parë

Çifti i famshëm i Instagramit, multimilioneri italian Gianluca Vacchi dhe partnerja e tij, modelja Sharon Fonseca janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Vacchi me një postim në Instagram ku shfaqet me partneren dhe vajzën e tyre. 

Çifti ka vendosur ta quajë vogëlushen Blu Jerusalema.

“Ajo është me ne. Sharon dhe unë jemi të lumtur t’ju njoftojmë se këtë mëngjes lindi vajza jonë Blu Jerusalema Vacchi. Falenderojmë Zotin që ajo është e shëndetshme dhe ne e duam më shumë se jetën tonë!”- ka shkruar Vacchi në postim.

Ky është fëmija i parë për Gianluca Vacchin, një manjat biznesi, i njohur për publikun falë videove që ai poston në rrjete sociale ku tregon jetën luksoze, i rrethuar gjithmonë me femra.

Partnerja e tij, Sharon Fonseca është modele, gazetare dhe blogere. Ajo është 25 vjeç dhe nga Venezuela.