Moderatorja e sportit, Eva Murati ka qenë në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale së fundmi pas komentit që aktori i njohur i Turqisë, Can Jaman, i kishte kthyer në Instagram. Të gjithë u bënë kurioz sesi Eva dhe Can janë njohur dhe ç’raport kanë me njëri-tjetrin.

E ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm, Eva kur u ngacmua nga moderatorët Ori dhe Isli, u shpreh: "Absolutisht ai është një djalë shumë simpatik dhe i suksesshëm dhe ishte dhe me origjinë shqiptare".

Isli më tej e ngacmoi duke i thënë: "Fakti që është më origjinë shqiptare është justifikim nga ana jote për t’i thënë njerëzve që nuk është tamam turk, kështu që mos më urreni nëse i shkoj pas?

“Jo. No koment”, u përgjigj Eva.

“Ka një miqësi online mes jush?", pyet Ori. “No koment”, vazhdon Eva duke qeshur dhe duke shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë pasur ngacmime.
