Nga Shqipëria / E Martë 27 Tetor 2020, 21:09

Bebushja po vjen: Sara Hoxha dhe Ledri Vula shpërngulen jashtë vendit

Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë me një vajzë. Burime për "Prive" zbuluan se në ditët e fundit të shtatzënisë, çifti do të nisen drejt Gjermanisë. Sara ka vendosur të lindë atje bebushen e saj, në vendin ku dhe ka jetuar prej kohësh.

Pak më parë, Sara dhe Ledri treguan se sot janë nisur për në Gjermani. Sara postoi një foto ku çifti ndodhej në avion.

Ndërsa në postimin e dytë, Sara publikoi një foto gjatë qëndrimit në aeroport. Ledri shihet i mbështetur tek Sara teksa luan në telefon.

Me humor Sara e quajtur Ledrin fëmijën e parë dhe vajzën që është në pritje fëmijën e dytë.