Nga Shqipëria / E Martë 27 Tetor 2020, 20:08

Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur, prej disa ditësh ishte në intubim

Koronavirusi i ka marrë jetën ditën e sotme mjekut Muharrem Xhepexhiu 64-vjeç nga Lushnja. Xhepexhiu ndërroi jetë në spitalin Infektiv.

Drejtori i spitalit të Lushnjes, Perin Vogli u shpreh për "Abcnews.al" se mjeku ishte përgjegjës i qendrës shëndetësore Hysgjokaj dhe prej disa ditësh ndodhej i shtruar në Tiranë, i intubuar.

“Ka qenë i shtruar në spitalin Covid në Tiranë. Prej disa ditësh ka qenë i intubuar. Nuk ia doli dhe sot në mëngjes ndërroi jetë. Ai ka qenë drejtor i qendrës shëndetësore Hysgjokaj. Nuk e di si u infektua. Familjar të tij të infektuar nuk ka. Nga momenti që është infektuar nuk kam pasur kontakte sepse u dërgua në Tiranë” tha ai.