Pak ditë më parë Princ Leka dhe princeshë Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë. Elia solli në jetë një vajzë dhe nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

Çifti e pagëzoi të bijën me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.

Princeshë Elia dhe Princi Leka kanë qenë shumë të rezervuar gjatë kësaj kohe duke mos postuar asnjë foto gjatë shtatzënisë.

Megjithatë sot Top Channel ka siguruar një foto ku çifti shfaqen në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Princ leka dhe Elia kanë dalë në foto me infermieren që u kujdes për vogëlushen e tyre.

E veshur me një fustan me lule Elia duket në gjendje shumë të mirë pas lindjes.



