Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 27 tetor 2020
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1278 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid 284 persona.
Është rritur numri i pacientëve në spital. Sot ka pasur 5 shtrime më shumë duke e çuar numrin në total të atyre që po marrin mjekim në te Infektivi dhe Sanatoriumi në 285. Të shëruarit sot janë 103.
Një numër i lartë viktimash është shënuar gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se 7 persona kanë humbur jetën. Ky është numri më i lartë i viktimave ditor që prej nisjes së epidemisë.
Në total në vendin tonë kanë humbur jetën 487 persona për shkak të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në vendin tonë që prej nisjes së epidemisë është 19.729. Mbi 10 mijë raste janë shëruar ndërsa 8.434 persona vijojnë të jenë të infektuar me Covid.
