Këngëtari i njohur, Sam Smith dëshiron të bëhet me fëmijë. Kështu është shprehur Smith në një intervistë për "The Zane Lowe Show".

Këngëtari 28-vjeçar tha se ka bërë në plan të krijojë familje brenda moshës 35-vjeçare. Si fillim Smith duhet të gjejë një partner, pasi siç shprehet është shumë e vështirë të njihesh me dikë në Londër.

"Unë dua fëmijë. Dua të kem fëmijë. Dua t’i shohë duke u rritur dhe të jem me ta çdo ditë. Dua të bëhem mami. Në një moment do e realizoj këtë gjë, por kam shumë gjëra për të rregulluar tek vetja. Kam ende ambicie", tha Sam.

"Do përpiqem të gjej një të dashur, por është e vështirë të gjesh dikë në Londër. Kam kërkuar kudo për 3 vite", u shpreh këngëtari.

