Nga Shqipëria / E Martë 27 Tetor 2020, 13:01

I kthehet nusja e djalit nga Siria, shpërthen i moshuari: 1 nga 3 fëmijët është i djalit tim, të tjerëve t’iu gjejë babain

Mes shqiptarëve që do të kthehen nga kampet e Sirisë është edhe Floresha Rasha, e cila do të kthehet bashkë me tre fëmijët e saj. Vjehrri i Floreshës, Shaban Rasha, djali i të cilit është vrarë në Siri shprehet se nuk i njeh fëmijët e saj, pasi janë nga martesa e dytë që ajo ka pasur. Vetëm një prej fëmijëve që do të kthehet është Amari, djali i Diamantit, i cili u vra në Siri.

Resha thotë për "Fax News" se me nipin e tij nuk ka folur prej shumë vitesh, pasi vetë Floresha nuk e lejonte pas vdekjes së Diamantit.

"Unë jetoj vetëm, djali i madh është vrarë në Siri, vajza e djalit të vogël me gjithë djalin, por këto janë vrarë në periudhën që luftonin me Basha Al Asad, jo me këta terroristët. Prandaj nuk ka asnjë lloj procedure. Ardhja e tyre mua nuk më intereson fare vetëm e djalit, e djalit të djalit, nusja ka shkëputur kurorë dhe ka lidhur kurorë me dikë tjetër dhe te unë i është mbyllur dera, po ata nuk do vijnë këtu do shkojnë në kampin e rehabilitimit, që kur ka vdekur djali që në 26 dhjetor 2016. 

Dy vajzat (Emel  dhe Hatixhe) nuk janë të djalit, Diamantit, Amari është i Diamantit. Ajo le të gjejë burrin dhe t’u jap mbiemrin. Më kanë marrë në telefon, prej 7 vjetësh nuk kam pasur asnjë kontakt. Nuk e ka lejuar ajo që të më marrë nipi, kam qenë një vjehërr i sjellshëm, me kulturë, madje të kishit njohur gruan time, ajo iku dhe na tradhtoi si të ishim ca injorant jo si të ishim të dy me shkollë, ajo farmaciste unë mësues. I thashë m’i lë mua fëmijët dhe nuk donte, se kujtonte se ty është dasmë, fushë me lule të vinin unazat në vesh”, tha Shaban Rasha.