Nga Shqipëria / E Martë 27 Tetor 2020, 12:12

'A po don gjyq?', përplasen publikisht Adelina Ismaili dhe këngëtari i njohur

Adelina Ismailin tashmë po e shohim si moderatore pasi këngëtarja ka nisur emisionin e saj "Tetë a tetë me Adelinën", që transmetohet në Kanal10.

Në puntatën më të fundit, Adelina kishte ftuar politikanin Fatmir Limajn për të folur për luftën e Kosovës. Gjatë intervistës u përmend edhe kënga “Marshi i UÇK-së” kënduar nga Arif Vladi dhe Adelina pretendoi se ky i fundit është paguar për këngën në fjalë.

Vladi reagoi menjëherë me një postim në Facebook ku mohonte akuzat. Ai i kërkoi Adelinës të nxirrte fakte ose ndryshe do ta hidhte në gjyq.

Nuk ka munguar as reagimi i Adelinës, e cila në një postim në Instastory ka publikuar një lajm nga "Bota Sot", ku shkruhet se sponsorizuesi i këngës Refik Hamiti ka konfirmuar deklaratën e Adelinës.  

“Mirëmëngjesi Arif Vladi. A po don gjyq me mua? A i ke paguar taksa Kosovës kur je paguar në koncertet që lajmëroheshin si humanitare? Zvicrës? Gjermanisë? Etj. Ky është vetëm fillimi. Ju duhet të qëndroni me emisionin ‘Tetë a tetë’ për të kuptuar se kush vërtet jeni. Vërtet ka kaluar koha kur keni shkelur mbi njerëzit e mirë, kur keni shitur të shenjtën. Ama tash faqen ta qnuki pak”, shkruan Adelina.