Nga Shqipëria / E Martë 27 Tetor 2020, 11:11

Pas 3 vitesh bashkë: Martohet ish-banori i 'Big Brother Albania'

Ish-banori i Big Brother, Elsamed Senaj i ka dhënë fund beqarisë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Elsamedi përmes një postimi në Instagram ku shfaqet me partneren e tij Klaudia duke darkuar.

"Sot 3 Vjet Bashk. Sot jemi 3. Dhe Sot, Zyrtarisht të Martuar. Të Dua deri ne Frymen e fundit, në të Mira dhe në të këqija! Falenderoj Zotin për dhuratat e pa çmuara që më ka sjell", shkruan Elsamedi.

Ish-banori i "Big Brother" së shpejti do të bëhet baba pasi Klaudia është në pritje të ëmbël. Në fotot e postuara, ajo shfaqet me një këmishë të gjerë duke e mbuluar kështu barkun e rrumbullakosur teksa ka ndryshuar edhe pamjen duke u bërë brune.