Një gazetar po raportonte live kur një djalë i ri i rrëmbeu në mënyrë rrufe celularin që po mbante në dorë. Ngjarja ka ndodhur në Buenos Aires, teksa gazetari Diego Demarco sapo ishte lidhur me studion e lajmeve.
Demarco braktisi lidhjen live dhe ndoqi hajdutin duke thirrur të ndalonte.
Disa persona që panë skenën u përpoqën ta ndihmonin por përpjekjet qenë të kota.
Më pas gazetari u kthye nga kamera dhe tha “Hajdeni, kapeni tani! Dikush t’i thotë se unë punoj me celularin tim”.
