Nga Shqipëria / E Martë 27 Tetor 2020, 11:11

Po raportonte live, hajduti i vjedh gazetarit telefonin (Video)

Një gazetar po raportonte live kur një djalë i ri i rrëmbeu në mënyrë rrufe celularin që po mbante në dorë. Ngjarja ka ndodhur në Buenos Aires, teksa gazetari Diego Demarco sapo ishte lidhur me studion e lajmeve.

Demarco braktisi lidhjen live dhe ndoqi hajdutin duke thirrur të ndalonte. 

Disa persona që panë skenën u përpoqën ta ndihmonin por përpjekjet qenë të kota.

Më pas gazetari u kthye nga kamera dhe tha “Hajdeni, kapeni tani! Dikush t’i thotë se unë punoj me celularin tim”.