Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në zonën Rovigana në Monselice në Itali. Një 45-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në kabinën e një kamioni të kompanisë "Caushi Trans".
Shqiptari është gjetur nga zjarrëfikësit, të cilit kishin vënë re që kamioni nuk kishte lëvizur prej disa kohësh. 45-vjeçari ndodhej pas sendiljes së shoferit, ndërsa autoritetet raportojnë se ai mund të ketë humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Burimi: "Abc News"
