Filmi "Derë e hapur" do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 93-të të çmimeve "Oscar". Lajmin e bukur e ka bërë të ditur aktorja Jonida Vokshi, e cila është protagonistja e filmit.

Ajo ka publikuar në Instagram disa foto nga filmi, duke shprehur lumturinë e saj dhe duke i uruar suksese grupit. "Derë e hapur", me regji të Florenc Papas ka rezultuar një ndër filmat më të suksesshëm shqiptar, i cili ka rrugëtuar drejt Kanës dhe ka marrë pjesë në disa nga festivalet më të rëndësishme të filmit në botë.

“’Derë e hapur’ do të prezantoj Shqipërinë në edicionin e 93-të të Oscars! E lumtur që jam pjesë e filmit! Na priftë e mbara grupi“, ka shkruar Jonida.






