Nga Shqipëria / E Hënë 26 Tetor 2020, 18:06

I mendonim të lidhur, Popi zbulon çfarë e lidh me Arilena Arën dhe u habitëm

Këngëtarja e njohur Arilena Ara është përfolur prej kohësh për një lidhje dashurie me menaxherin e saj, Popi Kola. Dedikimet plot dashuri dhe fotot e ndryshme në rrjete sociale i kanë nxitur këto aludime, mirëpo e vërteta është komplet tjetër.

Këtë pasdite, Popi ishte i ftuar në emisionin "Ftesë në pesë", ku foli për herë të parë rreth raportit me Arilenën. Ai u shpreh se këngëtarja është si një fëmijë për të, për të cilin kujdeset gjithmonë.

Gjatë intervistës, Arilena e surprizoi Popin në një lidhje direkte me skype. Ajo tha se menaxheri është familja e tij dhe kanë dashurinë e njëjtë me atë të një prindi dhe fëmijës.

"Është shumë e vështirë të flasësh për Popin, është sfidë për mua dhe nuk është e lehtë sepse nuk ekzistojnë fjalë apo ndjesi të artikuluara që të shprehin dashurinë, respektin që kam për atë njeri të jashtëzakonshëm", tha Arilena mes të tjerash.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Arilena Ara surprizon Popin: Nuk ka fjalë për të shprehur dashurinë që kam për ty! #Ftesënëâ??

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on