Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 26 tetor 2020
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1304 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid 288 persona.
Janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar në 10.705 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 280 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 persona.
Numri total i rasteve me Covid që prej nisjes së epidemisë në vend ka shkuar në 19.445.
