Nga Shqipëria / E Hënë 26 Tetor 2020, 14:02

E paparë: Nisën ta ngacmonin, kamarierja rreh klientët burra

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Kinë. Një kamariere pasi është ngacmuar nga dy klientë, i është kthyer atyre duke aplikuar arte marciale. 

Klientët po konsumonin pije alkoolike në lokalin ku vajza punon. Pas disa gotash, dy burrat nisën të ngacmonin kamarieren.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit, e reja shfaqet duke i rrahur keqas dy klientët duke bërë që ata ta paguanin shtrenjtë.