E kemi parë të shkëlqejë në tapete të kuq, krah Ronaldos, apo të prezantojë spektakle siç ishte "Sanremo", por Georgina Rodriguez sot na ka treguar edhe një anë tjetër të saj.

Në disa foto të postuara në Instastory, modelja ka treguar se ajo di edhe të gatuajë. Georgina shfaqet me miell e okllai në dorë teksa i mëson vajzës së Ronaldos si të gatuajë.

26-vjeçarja ka punuar në qytetin e saj të lindjes si kamariere dhe më pas u vendos në një familje në Bristol të Anglisë, si kujdestare fëmijësh. Para se të njihej me Ronaldon ka punuar si shitëse në një dyqan të Guccit në Madrid.

Sot, Georgina është një prej modeleve më të pasura në botë.




