Balerina e njohur shqiptare, që na ka bërë krenarë me arritjet e saj në Itali, Klaudia Pepa, feston sot ditëlindjen. Këtë ditë të veçantë, Klaudia ka vendosur ta kalojë në një resort luksoz në mal.

Përmes postimeve në Instagram, Klaudia ka zbuluar se ka marrë një surprizë të veçantë që e ka emocionuar.

Dhoma e hotelit shfaqet e mbushur me tollumbaca rozë e zbukurime, që e kanë gëzuar pa masë balerinën.

Klaudia ka marrë urime të shumta nga kolegët e miqtë.

Së fundmi, ajo ka treguar se po punon edhe për në projekt kinematografik, ku do ta shohim aktore.





