Prej kohësh përflitet se Dojna Mema është në një lidhje me këngëtarin Vlashent Sata e gjithçka nisi kur dyshja u pa të postonin foto nga vende të njejta. Pikërisht për këtë, Roza Lati e ka ngacmuar paksa Dojnën teksa ishte e ftuar në "Why not".

E pyetur për fotot në vende të njejta, Dojna u përgjigj: "Bëjnë njerëzit foto të njëjta o Roza".

"Po mirë mua s'më hamendëson njeri për të dashur dikë që ka dal tek i njejti vend si unë", ia ktheu Roza.

"Ç'është e vërteta unë e njoh shumë mirë Vlashentin, kemi bërë edhe një produksion së bashku. Është një këngë e Vlashentit ku kanë nisur të gjitha aludimet ku unë jam pjesë e videoklipit. Të gjithë thanë që duket sikur është një këngë për ty", u shpreh Dojna.



