Nga Shqipëria / E Hënë 26 Tetor 2020, 09:09

Shokuese/ Me shenja dhe dorën e fashuar, sulmohet sërish transgjinorja Anxhela

Transgjinorja e njohur me emrin Anxhela, është sulmuar fizikisht ditën e djeshme. Këtë e ka bërë të ditur vetë Anxhela me disa postime në Instagram ku tregon shenjat në trup dhe dorën e fashuar.

"Ja pra", shkruan Anxhela krah fotove. 

Kjo nuk është hera e parë që Anxhela përballet me sulme të tilla teksa është paragjykuar shumë nga shoqëria për shkak të orientimit seksual.

Kujtojmë që kohë më parë si shkak i këtyre dhunimeve, ajo tentoi t'i jepte fund jetës.