Nga Shqipëria / E Diel 25 Tetor 2020, 21:09

Pas kërcënimit, nuk ndalet Shqipja: Duan të mbulojnë m*tin me sh*rrë

Konkurrentja e "Përputhen", Shqipe Hysenaj u përjashtua nga produksioni për shkak të sjelljes së saj të papërshtatshme pak ditë më parë. Ky vendim solli një zhurmë të madhe në rrjet duke e kthyer Shqipen në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale.

Shqipja reagoi për këtë përjashtim me një postim në Instastory ku kërcënonte se me drejtësinë e saj do fundosë shumë veta.

Ndërsa sot ish-konkurrentja ka bërë disa postime rradhazhi ku në njërin prej tyre shprehet: "M'vjen shumë keq që disa individ duan të mbulojnë m*tin me sh*rrë".

Në postimet e rradhës Shqipja ka publikuar momentet nga prapaskenat e "Përputhen", ku shfaqet me Mevlanin, Fatjonin, Marisin dhe tregon se me ta vazhdon të ketë marrëdhënie shumë të mirë.