Nga Shqipëria / E Diel 25 Tetor 2020, 20:08

Arbana pozon pas lindjes dhe na la gojëhapur, fansat: Seriozisht pas shtatzënisë kjo foto?

Pak ditë më parë Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Ishte regjisori i njohur Eduart Grishaj që na prezantoi me vogëlushin e porsalindur me foton ku shfaqej duke e mbajtur në krahë.

Arbana dhe Eduarti i vendosën djalit emrin e veçantë, Diell.

Vetëm gjashtë ditë pas ardhjes në jetë të Diellit, Arbana ka pozuar në tarracën e shtëpis, e veshur me një fustan të zi dhe në formë perfekte fizike, gjë që i ka habitur fansat.

"Seriozisht pas shtatzanis kjo fotoooo?", pyet e habitur një komentuese Arbanën.

Ndërkohë moderatorja krah fotove shkruan: "Hoqa pizhamat për 10 minuta dhe bëra këto foto për 1 minutë në tarracën tonë. Tani do vesh prapë pizhamat".