Nga Shqipëria / E Diel 25 Tetor 2020, 20:08

Ups: Ori Nebijaj thumbon keq në rrjete sociale: Shkarravina që bëjnë si moderatore

Këtë të dielë moderatorja Ori Nebijaj e ka kaluar në shtëpi, si ditë pushimi. Megjithatë, me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo ka treguar se e diela mund të kthehet në torturë nëse ulesh para televizorit.

Në postimin e saj, Ori shprehet se të dielën transmetohen emisione shtërpë, me moderatore shkarravina. Ajo nuk ka përmendur emra dhe nuk dihet ende kujt i drejtohet ky thumb.

“Pu pu pu. E diela në shtëpi përfundimisht një torturë për sytë nëse bën ‘zapping’ në televizor. Ca emisione shtërpë dhe tallava e ca shkarravina që bëjnë si moderatore, por që shkaktojnë dhimbje sysh dhe veshësh. Ndjesë për mllefin e sinqertë, por i ka jeta dhe këto”, ka shkruar moderatorja.